Ballina Ekonomi

Denaj: Vijojmë punën për digjitalizimin e sektorit bujqësor

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë u zhvillua workshop-i “Bujqësia e zgjuar”, në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës, Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar.

E pranishme në këtë aktivitet të rëndësishëm për sektorin, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj tha se, “përmes mbështetjes së vazhdueshme të qeverisë shqiptare dhe donatorëve si FAO dhe Banka Botërore kemi nisur punën për digjitalizimin e sektorit bujqësor, ndër të cilat edhe projekte si DART dhe KRAD.

“Nga kadastra e verës dhe ullirit, portali i fermerit që ofron informacione mbi tregjet dhe çmimet për mbi 40 produkte, duke rritur qasjen e fermerëve tanë në tregje të reja, tek sistemi LIMS për gjurmueshmërinë e produkteve ushqimore , po punojmë për modernizimin e sektorit drejt vizionit Bujqësia 2030 dhe Shqipëria 2030”, tha Denaj. /a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGonxhja: Synojmë forcimin e bashkëpunimit ekonomik Shqipëri-SHBA
Artikulli tjetërFOKUS – Zbulohen gjashtë gjene që rrisin rrezikun e kancerit