TIRANË, 20 nëntor /ATSH/ Sekretar për Organizimin dhe çështjet Zgjedhore në Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri thotë se duhet një zgjidhje ligjore për të shmangur dështimin e votës të diasporës.
Duke ju referuar kryekomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashit, se vota e diasporës është në rrezik, Gjiknuri tha se problemi nuk është politik, por teknik, i cili lidhet me afatin e publikimit të listës së kandidatëve.
“Sipas asaj që thotë Ilirjan Celibashi, operatorët e postave shprehin shqetësimin që koha nga momenti i kur fleta e votimit është e printuar deri në ditën e votimit është shumë e shkurtër, pra është 20 e ca ditë e cila nuk mjafton për dërgimin dhe kthimin e zarfit pasi sipas tyre është e pamjaftueshme. Ky është problem teknik, jo çështje politike.
50-ditë paraqitet kandidati dhe ishte koha e mjaftueshme për të prezantuar kandidatët. Tani hyri një variabël të re për çështjen e kohës.
Problemi nuk është politik, por në momentin që organi i ngarkuar për zbatimin e këtij procesi thotë që vota është në rrezik ,ne jemi të shqetësuar dhe mendojmë që duhet të gjejmë një zgjidhje ligjore”, u shpreh Damian Gjiknuri në një intervistë për Euronews.
“Ne mendojmë se me një shtyrje disa ditore për të afruar afatin e regjistrimit të kandidatëve është zgjidhja më praktike e mundshme”,-u shpreh Gjiknuri.
Sipas kodit aktual zgjedhor subjektet politike dorëzojnë në KQZ listën e kandidatëve jo më vonë se 50 ditë para datës të zgjedhjeve.
Sakaq Celibashi ka informuar partitë se kompanitë e shërbimit postar kërkojnë 30 deri në 45 ditë për dërgimin dhe mbërritjen e fletës së votimit.
/a.f/























