Ballina Aktualitet

Emergjencat civile, Prefektja e Shkodrës në takim me ekspertë zviceranë

TIRANË, 20 nëntor /ATSH/ Prefektja e Qarkut të Shkodrës, Majlinda Angoni Jubano, zhvilloi një takim me ekspertë të Njësisë së Zbatimit të Projektit për Vlerësimin e Dëmtimeve në Ndërtesa, mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe zbatuar nga Instituti i Ndërtimit

Në takimi ishin të pranishëm Christian Ubertini, Rikard Luka dhe Stephanie Amstutz, si dhe përfaqësues të AKMC-së, Megi Zaganjori dhe Alexandra Kappeler, Menaxhere Programi pranë Ndihmës Humanitare Zvicerane. Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga Bashkia Shkodër.

Diskutimet u përqendruan te roli koordinues i Prefekturës në menaxhimin e fatkeqësive dhe emergjencave civile, si dhe te mundësitë për zhvillimin e projekteve në fushën e menaxhimit të fatkeqësive natyrore, me fokus të veçantë te tërmetet.

“Ky takim është një hap i rëndësishëm për të forcuar bashkëpunimin institucional dhe për të ndarë përvoja të vyera dhe mbi nevojat në menaxhimin e emergjencave. Ky takim u zhvillua në kuadër të Projektit për Vlerësimin e Dëmtimeve në Ndërtesa, mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe zbatuar nga Instituti i Ndërtimit”, përfundon Angoni.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDiplomohen 799 studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale
Artikulli tjetërVrasja e 14-vjeçarit, AMA apel medieve: Pasqyrim sa profesional, aq edhe etik të ngjarjes