Ballina Aktualitet

Ngjarja në afërsi të shkollës “Fan Noli”, Noka: Mos heshtni përpara krimit

TIRANË, 19 nëntor /ATSH/ Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, akuzoi qeverinë që hesht përpara krimit, duke iu referuar ngjarjes së rëndë që ndodhi të hënën në afërsi të shkollës “Fan Noli”, ku një 14-vjeçar humbi jetën.

Noka replikoi nga vendi në seancë plenare duke thënë se “ka 24 orë që në të gjithë mediet pasqyrohet vrasja e një të riu, ka 24 orë kur i gjithë opinioni publik është i shokuar nga kjo ngjarje e rëndë dhe ju të gjithë ministrat, qeveria heshtni, a thua se nuk ka ndodhur asgjë“.

“Kërkoi kolegu një minutë heshtje, sepse është tragjike kjo që ka ndodhur, sepse 24 orë më parë keni mbajtur leksion për sigurinë”, tha ai.

Noka u shpreh se ka pasur informacion për ngjarjen e rëndë dhe askush nuk do t’ia dijë.

“Mbrëmë në mesnatë u vra një i ri, i biri i një gjyqtari, që ka dhënë burgime të përjetshme për krimin, i biri i një gjyqtari që ka dënuar 10 kriminelë por që ju, drejtësia juaj e flaku në rrugë”, u shpreh ai.

Sipas tij, kjo ndodh se drejtori i përgjithshëm i policisë është ushtar i krimit, drejtori i policisë Tiranë është ushtar i krimit të organizuar. /j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDeputetët e PD-së 1 minutë heshtje për 14-vjeçarin Martin Cani, Spiropali: Të mblidhen të gjithë deputetët
Artikulli tjetërRama: Ndriçim urban me eficiencë energjie në Peshkopi, nxitje elektrifikimit të transportit rrugor