Ballina Aktualitet

U dënua për fshehje pasurie, Apeli i Posaçëm: 1 vit shërbim prove për ish-gjyqtarin Ardian Hajdari

Anetaret e KPA, Luan Daci, Ardian Hajdari, Sokol Como, gjate nje seance per Gjyqtaren se Gjykates se Tiranes, Regleta Panajoti, ne Kolegjin e Posacem te Apelimit, KPA, pasi Komisioneri Publik ka deklaruar se Panajoti nuk justifikon pasurine. Nderkohe ajo mungoi ne seance, por paraqiti doreheqjen nga posti i gjyqtares./r/n/r/nAppeal Chamber members Luan Daci, Ardian Hajdari, Sokol Como, during a session for the Judge of the Court of Tirana, Regleta Panajoti, at the Appeal Chamber after the Public Commissioner stated that Panajoti does not justify wealth. She was absent from the hearing, but handed her dismissal from the position of judge.

TIRANË, 18 nëntor/ATSH/ Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur uljen e dënimit ndaj ish-gjyqtarit të KPA-së Ardian Hajdari, nga gjashtë muaj burg në një vit shërbim prove.

Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Daniela Shirka (anëtare) dhe Florjan Kalaja (anëtar) shpalli vendimin lidhur me ankimimin e të pandehurit Ardian Hajdari.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi prishjen e vendimit të marrë në janar të këtij viti nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe bashkimin e dënimeve në një të vetëm, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Ardian Hajdari me gjashtë muaj burgim.

Por, sipas Kodit Penal,  nenit 59, paragrafi 3 është urdhëruar pezullimi i këtij dënimi me burgim duke e konvertuar në shërbim prove për një periudhë njëvjeçare.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMalaj: Buxheti për Bujqësinë nga 34 milionë euro në 2013-ën, sot 146 milionë euro
Artikulli tjetërSalvador Kaçaj në SPAK: U thirra si person në dijeni për 21 janarin