Ballina Flash

Trajneri i Ukrainës: Shqipëria rival i fortë

Trajneri i Ukrainës, Serhiy Rebrov - Foto Agim Dobi
Trajneri i Ukrainës, Serhiy Rebrov - Foto Agim Dobi

TIRANË, 18 nëntor /ATSH/ Trajneri i përfaqësueses së Ukrainës në futboll, Serhiy Rebrov u shpreh sot se Shqipëria është një rival i fortë.

Në një konferencë për shtyp përpara sfidës së nesërme në stadiumin “Air Albania”, Rebrov u shpreh se Ukraina ka një ekip të ri.

“Ne kemi një ekip shumë të ri. Në Evropian kishim ekipin më të ri, tani edhe më të ri se më parë. Lojtarët e rinj, edhe nëse janë liderë, nuk janë stabël. E rëndësishme për lojtarin që do të jetë një lider, është të tregojë lojë stabël në klub dhe ekipin kombëtar”, tha ai.

“Mendoj se për momentin kemi ekip të mirë, miks të mirë, balancë me të rinj dhe me eksperiencë. Ky ekip ka të ardhme”, u shpreh Rebrov.

“Por unë u them gjithmonë lojtarëve që futbolli është për sot, se sido ke luajtur dje apo luajtur në klub, duhet të vish në fushë dhe tregosh maksimumin në ekipin kombëtar”, tha ai.

“Në këtë nivel, luajmë me më të mirët e çdo vendi. Nesër luajmë ndaj Shqipërisë, 99% e lojtarëve të saj luajnë në Evropë, shumica e tyre në ligat më të mëdha”, tha Rebrov.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKumbaro: Buxheti 2025 me rritje; 10,4 milionë vizitorë të huaj deri në tetor
Artikulli tjetërPr/buxheti 2025, Mazniku: Digjitalizim të shërbimeve vendore dhe grant bazuar në performancë