Ballina Aktualitet

Ngjarja jashtë shkollës “Fan Noli”, Manja: Institucionet të zbardhin rrethanat me urgjencë dhe drejtësi

TIRANË, 18 nëntor /ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja reagoi sot për ngjarjen tragjike të ndodhur sot në afërsi të një shkolle 9-vjeçare në Tiranë.

Manja u shpreh thellësisht i tronditur nga humbja tragjike e jetës së një 14 –vjeçari.

“Thellësisht i tronditur nga humbja tragjike e një të mituri nga një konflikt mes moshatarësh”, theksoi Manja.

Ministri shprehu, ngushëllimet më të sinqerta për familjen në këtë dhimbje të paimagjinueshme.

Gjithashtu ai i bëri thirrje institucioneve të zbardhin rrethanat me urgjencë dhe drejtësi.

“I bëj thirrje institucioneve të zbardhin rrethanat me urgjencë dhe drejtësi. Si Ministër i Drejtësisë, mbështes çdo masë ligjore për një mjedis më të sigurt për fëmijët tanë në shkolla”, tha ai.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDenaj: 14.7 miliardë lekë për bujqësinë dhe zhvillimin rural; Synojmë 1000 agroturizma deri në 2030
Artikulli tjetërAkademia e Forcave të Armatosura mirëpret 74 studentë për programet e ciklit të dytë master