Ballina Ekonomi

INSTAT: Eksportet e mallrave arritën 317 miliardë lekë

TIRANË, 18 nëntor/ATSH/ Eksportet e mallrave gjatë dhjetëmujorit të këtij viti arritën vlerën 317 miliardë lekë, duke u ulur me 14.3 %, krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 743 miliardë lekë, duke u rritur me 2 %, krahasuar me një vit më parë.

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot raportin e tregtisë së jashtme për periudhën janar-tetor.

Sipas këtij raporti, deficiti tregtar arriti vlerën 426 miliardë lekë, duke u rritur me 18.8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023.
Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 5.6 pikë përqindje, “tekstile dhe këpucë” me 5 pikë përqindje dhe “materiale ndërtimi dhe metale” me 2.2 pikë përqindje.

Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, janë: “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 2.7 pikë përqindje, “ushqime, pije, duhan” me 1.2 pikë përqindje, etj.

Ndërsa kanë ndikuar negativisht grupet: “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 1.2 pikë përqindje, “tekstile dhe këpucë” me 0.9 pikë përqindje, “lëkurë dhe artikujt prej tyre“ me 0.3 pikë përqindje. /j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSalvador Kaçaj në SPAK: U thirra si person në dijeni për 21 janarin
Artikulli tjetërMalaj: Kemi rritur me 600 milionë lekë fondin për rimbursimin e ilaçeve