Ballina Bota

ITALI – Senati miraton projektligjin që e shpall surrogacinë “krim universal”

ROMË, 17 nëntor /ATSH-ANSA/- Surrogacia është një krim universal. Ligji do të hyjë në fuqi dhe tashmë mbi 50 çifte, të shqetësuara për efektet e tij, janë gati të luftojnë përmes rrugëve ligjore.

Pas një reflektimi të gjatë, projektligji – i cili përcakton shtatzëninë për të tjerët si një “krim universal” – u miratua nga Senati më 16 tetor dhe do të botohet në Fletoren Zyrtare të hënën më 18 nëntor.

Ligji u nënshkrua nga presidenti i Republikës Sergio Mattarella më 4 nëntor, përpara se të nisej për vizitën e tij në Kinë.

Shtatzënia për të tjerët ishte e ndaluar tashmë në Itali, por tani, me dispozitën e re, një çift që përdor GPA edhe në një vend tjetër ku surrogacia lejohet – mund të akuzohet me dënime që variojnë nga tre muaj deri në dy vjet burg – dhe me gjobë deri në një milion euro. //a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak10 vite nga ndarja nga jeta e Dr. Florit, Gonxhja: Artist i madh dhe njeri me zemër të gjerë
Artikulli tjetërPërkujtohet vrasja e 39 intelektualëve, Berisha: Ish-të përndjekurit, çështje kryesore e Programit të PD