Ballina Aktualitet

80-vjetori i Çlirimit të Tiranës, Blushi: Ditë reflektimi për t’i kthyer kryeqytetit lirinë e cenuar

TIRANË, 17 nëntor /ATSH/ Tirana përkujton sot 80-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazi-fashistë. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi vendosi kurora me lule, tek “Ushtari i Panjohur” në nderim të 80-vjetorit të Çlirimit të Tiranës.

Në një prononcim për mediat Blushi tha se me krenari të ligjshme, me mirënjohje dhe nderimin me te thellë, po kujtojmë sot një nga ngjarjet më të mëdha të luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, 80- vjetorin e Çlirimit të Tiranës.

Blushi theksoi se sot është edhe një ditë reflektimi, në veçanti për të rinjtë dhe të rejat e Tiranës dhe të mbarë vendit, për të marrë në dorë fatet e tyre me përgjegjësi, me më shumë angazhim, për ti rikthyer Tiranës lirinë e marrë peng nga uzurpatorët dhe kolonizatorët e këtij qyteti.

“Mirënjohje dhe nderim për gjakun e derdhur për çlirimin e Tiranës, mirënjohje për sakrificat e popullit të Tiranës, që 80- vite më parë i kthyen shtëpitë, i kthyen barrikadat në fortesa të pathyeshme në luftën kundër pushtuesit Nazi-Fashist”- tha Blushi.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDenaj ndan pamjet, Saranda e mbushur me turistë edhe në nëntor
Artikulli tjetërKatër yjet i dhanë lamtumirën Kombëtares, Duka: Përfaqësuan me krenari fanellën tonë