TIRANË, 16 nëntor / ATSH/ Vaji i ullirit është një prej produkteve të ekselencës shqiptare.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimt Rural, Anila Denaj, bashkë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro vizituan një nga sipërmarrjet e reja në fushën e grumbullimit dhe përpunimit të ullirit, në Memaliaj.
Denaj tha se, “kjo sipërmarrje e re flet shqip, zhvillon ekonominë e zonës dhe ngre vajin e ullirit, si një prej produkteve tona të ekselencës, në një tjetër nivel”.
Sipërmarrësit kanë investuar në teknologji bashkëkohore për të garantuar një prodhim cilësor jo vetëm, në tregun vendas por edhe për eksport.
Sipërfaqja e ullishtave në vendin tonë aktualisht vlerësohet të jetë rreth 50 mijë hektarë, ndërsa numërohen rreth 9 milionë rrënjë ullinj dhe numri i linjave bashkëkohore të përpunimit për vaj, arrin në 200 të tilla.
MBZHR po punon për një sistem të informacionit digjital për regjistrin e ullirit që do të identifikojë gjendjen aktuale të ullishtarisë dhe perspektivën e zhvillimit të saj. /j.p/























