Ballina Flash

FMN paralajmëron mbështetje të vazhdueshme për reformat ekonomike në Kosovë

PRISHTINE, 15 nëntor/ATSH/ Drejtori i Departamentit Evropian të Fondit Monetar Ndërkombëtar Alfred Kammer, gjatë një takimi sot në Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti, ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes nga ana e këtij institucioni të lartë financiar botëror për reformat ekonomike dhe financiare në Kosovë.

Kamer mirëpriti, po ashtu, progresin e arritur të Kosovës në reformat e saj ekonomike dhe financiare.

 

Ndërsa, kryeministri Kurti theksoi arritjet e Kosovës në zhvillimin ekonomik, forcimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit.

Ai vuri në dukje rritjen e qëndrueshme ekonomike, reformat strukturore dhe përmirësimin e kushteve të investimeve, duke kontribuar në mirëqenien e qytetarëve. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAAC dhe Aeroporti i Mynihut, diskutime për planin e tranzicionit të aeroportit të Vlorës
Artikulli tjetërPlani strategjik 2025-2030, KLP dhe Eu4Justice diskutojnë prioritetet