Ballina Aktualitet

Reshje dëbore në Tamarë-Vermosh, ARRSH: Qarkullimi bëhet normalisht

TIRANË, 14 nëntor /ATSH/ Në Tamarë-Vermosh dhe në Valbonë filloi dëbora e parë për këtë vit duke na ftuar në sezonin dimëror.

Ndërsa reshjet e shiu dhe erërat kanë përshkuar zonën, duke sjellë rënie gurësh e materialesh në rrugë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se, “grupet e punës kanë bërë menjëherë pastrimin e rrugës nga inertet, ndërsa mjetet borëpastruese po punojnë në aksin rrugor verior për të siguruar qarkullim normal”.

Sipas njoftimit të ARRSH-së, mjetet borëpastruese janë në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugës duke siguruar qarkullim normal për banorët e zonës, por dhe për turistët alpinë që zgjedhin të vizitojnë këto zona turistike.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRakacolli: Fishat e diabetit falas për moshën mbi 65 vjeç, janë shtuar edhe 4,500 pacientë
Artikulli tjetërFOKUS – OECD: Nivel rekord emigrimi drejt vendeve anëtare