Ballina Flash

MM: Brezat e rinj, prioritet për Forcat e Armatosura

TIRANË, 14 nëntor /ATSH/ Brezat e rinj janë prioritet për Forcat e Armatosura.

Sot në Garnizonin e Drenovës në Korçë, Regjimenti i Këmbësorisë së Jugut zhvilloi një ditë të hapur me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Kole Koçi” nga Pogradeci dhe nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Sevasti Qiriazi” nga Korça, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes.

Për nxënësit u ekspozuan armatimi dhe pajisje të tjera ushtarake, ndërsa grupi i zjarrfikësve zhvilloi një leksion tregues mbi përballimin e emergjencave civile.

Kjo ngjarje shërben për të afruar brezin e ri me misionin dhe rolin e Forcave të Armatosura në shërbim të vendit.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAbbot takon Sadushin: Përpjekje maksimale në kuadër të mirë administrimit të drejtësisë
Artikulli tjetërPIKTURË – 184 vite më parë u lind Claude Monet, themeluesi i impresionizmit