Ballina Aktualitet

“Sterilizimi”, PD kërkon dëshminë e kryeministrit Rama dhe sipërmarrëses Nushi

TIRANË, 13 nëntor/ATSH/ Anëtarët e opozitës në Komisionin Hetimor për Sterilizimin kanë paraqitur dokumentin ku kërkojnë këtë të mërkurë të thirren dhe të dëshmojë Edi Rama në cilësinë e Kryeministrit, si dhe sipërmarrëses Vilma Nushi. Kjo e fundit në cilësinë e pronares së dy kompanive, që janë pjesë e një prej koncesioneve objekt i veprimtarisë hetimore të këtij Komisioni.

Deputetët e opozitës kërkojnë paraqitjen e Vilma Nushi e cila, sipas tyre është përfituese indirekte dhe direkte 1.5 mln Eurove nga dividenti.
“Refuzimi i përsëritur nga ana e anëtarëve të mazhorancës në këtë Komision, për të thirrur si dëshmitarë z. Edi Rama dhe zonjën Vilma Nushi është tërësisht në kundërshtim me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i takon Ligjit për Komisionet Hetimore dhe ligjet në fuqi.”
“Komisioni është i detyruar që të thërrasë për të dëshmuar para tij, jo vetëm Z. Edi Rama por të gjithë personat për të cilët anëtarët e opozitës, si iniciues të këtij Komisioni, kanë kërkuar që të paraqiten e të dëshmojnë”, thuhet në dokumentet e publikuara.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakViti i Gjuhës Shqipe, Manastirliu: Nxënësit e shkollave po i japin jetë veprave ikonë të artit shqiptar
Artikulli tjetërBiznesi kërkesë qeverisë për një paketë të re fiskale për 2025