Ballina Bota

POLONI – SHBA hap bazën e mbrojtjes raketore mes agresionit rus

VARSHAVË, 13 nëntor /ATSH-DPA/ Një bazë e planifikuar prej kohësh e mbrojtjes raketore amerikane është hapur sot zyrtarisht në veri të Polonisë.

Baza ushtarake në Redzikowo ndodhet rreth 100 kilometra në perëndim të Gdansk dhe është pjesë e sistemit të mbrojtjes raketore të NATO-s në.

Sistemi, i cili gjithashtu përfshin një bazë të ngjashme në Rumani, ishte planifikuar në kohën e ish-presidentit të SHBA-së, George W Bush, i cili u largua nga detyra në 2009.

Fillimisht, baza kishte për qëllim të mbronte Evropën nga kërcënimi i sulmeve raketore të Iranit. Në Poloni, hapja e bazës është parë si mbrojtje kundër agresionit rus.

“E gjithë bota do ta shohë qartë dhe pa mëdyshje se kjo nuk është më një sferë e ndikimit rus”, tha presidenti polak, Andrzej Duda në ceremoninë e hapjes, në Redzikowo.

Polonia, një anëtare e BE-së dhe NATO-s, është një nga mbështetëset më të përkushtuara të Ukrainës, e cila ka qenë nën pushtimin e plotë rus që nga viti 2022.

Vendi gjithashtu luan një rol të rëndësishëm si një qendër logjistike për ndihmën ushtarake perëndimore në Kiev. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUlje e numrit të firmëtarëve për nismat ligjore qytetare, propozim tjetër i ekspertëve tek “Antikorrupsioni”
Artikulli tjetërKoçiu: Rritja e kapaciteteve të stafit, shërbime më efikase për qytetarët