Ballina Ekonomi

Malaj diskuton ecurinë e ekonomisë me shefen e Misionit të FMN-së

TIRANË, 13 nëntor/ATSH/ Ministri i i Financave, Petrit Malaj, shefja e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Anke Weber dhe stafi shoqërues, zhvilluan sot takimin hapës të misionit të përvitshëm, në kuadër të konsultimeve për Artikullin 4.

Malaj tha se “gjatë takimit diskutuam mbi ecurinë e ekonomisë shqiptare dhe progresin e bërë për të garantuar qëndrueshmërinë e fondamenteve të saj”.

“Ecuria tërësore e financave publike ka vijuar të qëndrojë brenda parashikimeve të bëra nga qeveria shqiptare. Një vëmendje të veçantë në këtë takim morën treguesit makroekonomikë dhe fiskalë, kryesisht mbi pritshmëritë dhe realizimin e parametrave buxhetore të këtij viti, buxhetit të ardhshëm dhe objektivave afatmesëm”, theksoi Malaj.

Në përfundim të misionit, Ministria e Financave, së bashku me FMN-në dhe Bankën e Shqipërisë pritet të shprehin qëndrimet e tyre rreth ecurisë ekonomike dhe adresimin e sfidave të ardhshme për zhvillimin e vendit.

/k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSamiti COP29, Rama: Të shkojmë përtej fjalëve, nevojiten veprime kuptimplota kundër ndryshimeve klimaterike
Artikulli tjetërSHBA – Biden takohet me Trump dhe premton kalim të qetë të pushtetit