Ballina Flash

2 të vrarë në Klinë, arrestohet një person

PRISHTINË, 13 nëntor/ATSH/ Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Klinë.

 

“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes sikurse edhe autoambulanca, ku vdekja e njërit person është konstatuar nga mjeku kujdestar, ndërsa një tjetër person është dërguar në spitalin rajonal Pejë. Në lidhje me rastin është një person i arrestuar”, tha ai.

Më pas, u raportua se edhe personi tjetër i plagosur ndërroi jetë, duke e çuar kështu bilancin në dy të vrarë nga të shtënat me armë zjarri sot pasdite në Klinë.

/KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHyseni: Vende malinje, rekrutim platformave dixhitaleve me audiencë të lartë në funksion të përcjelljes së dezinformimit
Artikulli tjetërSamiti COP29, Rama: Të shkojmë përtej fjalëve, nevojiten veprime kuptimplota kundër ndryshimeve klimaterike