Ballina Flash

Manastirliu: Vijon me intensitet puna për ndërtimin e Fakultetit të Studimeve Profesionale në Durrës

TIRANË, 11 nëntor/ATSH/  Në universitetin “Aleksandër Mosiu” në Durrës vijojnë me intensitet punimet për ndërtimin e Fakultetit të Studimeve Profesionale.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryhen.

“Në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës,  falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit do të ngrihet një fakulteti i ri me 45 auditorë, 15 laboratorë, salla konferencash, terrene sportive dhe ambiente për 1700 studentë dhe 80 pedagogë e staf akademik”, theksoi Manastirliu.

Fakulteti i Studimeve Profesionale është hapur me vendim të Këshillit të Ministrave në 2006, si një nga njësitë kryesore të Universitetit “Aleksandër Moisiu” (UAMD). Fillimisht njihej si Shkollë e Lartë Profesionale, por që nga viti 2010 ka ndryshuar status në “Fakultet i Studimeve Profesionale”.

Ky Fakultet synon krijimin e një sistemi modern dhe cilësor të arsimit profesional në vend.

/k.s/a.f/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMUZIKË – Taylor Swift fituesja e madhe e MTV European Music Awards
Artikulli tjetërKoçiu: 302 mjekë të punësuar përmes portalit “Mjekë për Shqipërinë” nga janari deri në tetor