Ballina Ekonomi

Kreditë me probleme zbritën në nivelin 4.58% në shtator

TIRANË, 11 nëntor /ATSH/ Banka e Shqipërisë bën të ditur se, raporti i kredive me probleme zbriti në muajin shtator 2024, në nivelin 4.58% nga 4.61 % që kishte qenë për gusht.

Sipas BSH-së, në total kredia me probleme në sektorin bankar llogaritet aktualisht në 37.2 miliardë lekë nga 35 miliardë lekë që ishte në fund të shtator 2023 dhe trendi po vijon në rënie.

Banka Qendrore informoi se ndikim në rënien e kredisë me probleme ka dhënë fshirja e kredive të humbura dhe shlyerja e huave me probleme nga individët.

Nga ana tjetër, performanca e sektorit bankar paraqitet mjaft e mirë, me fitime që kanë arritur vlerat më të larta historike. Kjo po ndikon në rritjen e ofertës për kredi që ka impakt të drejtëpërdrejtë në rritjen e ekonomisë së vendit.

Sipas BSH-së, në fund të shtatorit portofoli total i kredisë për ekonominë, arriti vlerën e 813 miliardë lekëve me rritje vjetore 12 %. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta: Buxheti 2025 shton varfërinë dhe korrupsionin
Artikulli tjetërBuxheti i KLP-së te “Ligjet”, kërkohen 24 mln lekë shtesë për sigurinë kibernetike