Ballina Flash

Shkodra sot, Rama ndan pamjet


TIRANË, 10 nëntor/ATSH/ Shkodra është qyteti klasik për shëtitjen në bulevard, apo siç njihet mes shkodranëve “me dal n’pjacë”.

Rituali nis në bulevardin kryesor, nga Dugajt e Reja deri në Parrucë. Jo vetëm shkodranët i gjen duke shëtitur te “Kafja e Madhe”, por tashmë prej disa vitesh qyteti pret edhe vizitorë të shumtë nga qytete të tjera, por edhe të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të qytetit, ndërsa qytetarë të shumtë po shëtisnin.

Edhe brigjet e Shirokës ishin mbushur plot vizitorë këtë të diel.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – BM: Rusia po paguan një çmim të jashtëzakonshëm në Ukrainë
Artikulli tjetërSaimir Pirgu rikthehet në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit me operën “Tosca”