Ballina Ekonomi

Mblidhet taskforca kundër informalitetit të pagave

TIRANË, 7 nëntor/ATSH/ Dy institucionet kryesore të taskforcës kundër informalitetit të pagave, Administrata Tatimore dhe Inspektorati Shtetëror i Punës zhvilluan sot një takim për të bashkërenduar përpjekjet për të rritur pagesën e kontributeve dhe të pensioneve.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se ky bashkëpunim do të forcojë më tej koordinimin e kontrolleve të përbashkëta duke ndihmuar në mbrojtjen e të drejtave të punonjësve dhe rritjen e mbledhjes së kontributeve në mënyrë të drejtë dhe të qëndrueshme.

Prej disa javësh qeveria ka nisur një aksion për informalitetin në tregun e punës, pasi po synon shëndoshjen e buxhetit të sigurimeve për të rritur pensionet.

Nga viti 2013 e deri sot qeveria ka nxjerrë nga puna në “të zezë” duke i futur në skemën e sigurimeve shoqërore, 300 mijë punonjës.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManastirliu: Me buxhetin 2023 nisi rritja e pagës së mësuesve
Artikulli tjetërDenaj: Platformë digjitale për të dhënat e tokës bujqësore