Ballina Flash

“Abissnet Superiore”, java e 13-të luhet e ndarë në 2 ditë

TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ Kampionati “Abissnet Superiore” rikthehet të luajë këtë fundjavë 5 takime shumë të rëndësishme të vlefshme për javën e 13-të. E ndarë në dy ditë, 3 prej ndeshjeve do të luhen të shtunën ndërsa ditën e diel do të zhvillohen dy përballjet e mbetura.

Egnatia – Vllaznia është sfida hapëse e javës së 13-të, që do të luhet në “Egnatia Arena” në ora 14:00. Dy ndeshjet e tjera të ditës së shtunë janë Dinamo City – Partizani, në ora 17:00 në stadiumin “Elbasan Arena” dhe Teuta – Skënderbeu në “Niko Dovana”.

Sakaq, të dielën do të luhen dy ndeshjet e fundit të javës së 13-të. Në ora 14:00, Laçi pret AF Elbasanin në shtëpi në një duel mjaft interesant ndërsa takimi mbyllës i javës do të luhet mes Tiranës dhe Bylisit në ora 17:00 në stadiumin “Niko Dovana”.

Të gjitha ndeshjet e kampionatit “Abissnet Superiore” do të transmetohen live në kanalet e RTSH. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNis projekti GreenElb, Llatja: Testojmë modele për rritjen e efikasitetit të energjisë
Artikulli tjetërKryetari i radhës i OSBE-së, Ian Borg vizitë në Shqipëri dhe rajon