Ballina Bota

POLONI – Duda uron Trump pas zgjedhjeve në SHBA

VARSHAVË, 6 nëntor /ATSH-DPA/- Presidenti polak Andrzej Duda ka uruar Donald Trump pasi u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

“Urime, zoti President… Ja dolët!”, shkroi politikani nacionalist konservator në platformën online X.

Duda takoi personalisht kandidatin republikan amerikan në Trump Tower në Nju Jork në prill.

Duda konsiderohet si një admirues i ish-presidentit dhe biznesmenit amerikan, por ndryshe nga Trump, ai mbron mbështetjen vendimtare për Ukrainën në luftën e saj mbrojtëse kundër Rusisë.

Trump nuk ishte shpallur ende fitues i zgjedhjeve presidenciale në SHBA kur Duda postoi mesazhin e tij. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKIEV – Zelensky uron Trump për fitoren mbresëlënëse në zgjedhje
Artikulli tjetërITALI – Meloni uron Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale