Ballina Flash

Parada kuqezi më 28 Nëntor, Veliaj: Festojmë në zemër të Tiranës me këngët nga çdo trevë shqiptare

TIRANË, 6 nëntor /ATSH/ 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë do të rikthejë në Tiranë paradën kuqezi. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar se parada do të mbahet më 28 Nëntor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit.

Ai i bën thirrje të gjithë shqiptarëve të mblidhen për të festuar në zemër të Tiranës, “me kostumet e këngët nga çdo trevë shqiptare, në një bashkim vëllazëror festimesh të paharrueshme”.

“28 Nëntor – Parada e shqiptarëve, parada kuqezi”, shkruan Veliaj.

“E ku ka më mirë se sa kur të gjithë shqiptarët mblidhen bashkë në Tiranë më 28 Nëntor, për të kremtuar 112-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, në një paradë me ngjyra Kuq e Zi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me kostumet e këngët nga çdo trevë shqiptare, në një bashkim vëllazëror festimesh të paharrueshme.

Eja festojmë në zemër të Tiranës”, përfundon postimin e tij Veliaj.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalluku: Unaza e Madhe e Tiranës hapet tërësisht për qarkullim në fund të vitit
Artikulli tjetërGjykata Kushtetuese rrëzon Berishën, kërkoi përjashtimin e Xhaferllarit nga gjykimi për masën e sigurisë