Ballina Bota

GJERMANI – Scholz shkarkon ministrin e Financave, ndërsa qeveria i afrohet kolapsit

BERLIN, 6 nëntor /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shkarkuar ministrin e Financave, Christian Lindner, kreun e partnerit të tij qeverisës të FDP, i cili ka kërcënuar të largohet nga koalicioni, tha një zëdhënës i qeverisë.

Ai e mori këtë vendim, ndërsa Christian Lindner, gjithashtu president i Partisë Liberale (e djathtë), propozoi, sipas disa mediave, gjatë një takimi krize caktimin e zgjedhjeve të parakohshme legjislative në fillim të vitit 2025 përballë bllokimeve të politikës ekonomike në drejtimin mes tij, social-demokratëve dhe ambientalistëve, të gjithë anëtarë të koalicionit qeveritar trepalësh./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSejko: Ekonomia në trend pozitiv, u rrit me 4% në gjashtëmujorin e parë 2024
Artikulli tjetërLetra e PD për Linda Ramën, Kombet e Bashkuara: Rekrutimi, sipas rregullave dhe konkurrimit të hapur