Ballina Flash

Dibër, tryezë konsultuese për strategjinë e re të turizmit

TIRANË, 6 nëntor/ATSH/ Në Dibër u zhvillua tryeza konsultuese për Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2024-2030.

Në tryezë ishin të pranishëm zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ilva Gjuzi, prefekti i qarkut Nexhbedin Shehu, përfaqësues të bashkive të qarkut, qytetarë, biznese të turizmit, operatorë turistikë dhe partnerë në hartimin e strategjisë.

Gjatë këtij takimi u konsultua gjithë projeksioni i klasterit verior të brendshëm ku bën pjesë edhe Dibra me potencialet e saj të mëdha natyrore, trashëgiminë e pasur historike e kulturore nën gjashtë shtyllat ku bazohet Strategjia Kombëtare e Turizmit 2024-2030.

Strategjia e re e turizmit mbështetet në gjashtë shtylla kryesore: investimet, politika fiskale dhe rregullatore në turizëm, menaxhimi i destinacioneve, zhvillimi i produktit turistik, marketingu i destinacioneve dhe ngritja e kapaciteteve mbështetur në tre parimet bazë që janë aspekti social, mjedisor dhe ekonomik.

Në të gjitha qarqet e vendit kanë nisur tryezat konsultuese nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2024-2030.

/k.s/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Tirana Slush’D”, frymë të re dhe një vizion të qartë për të ardhmen e inovacionit shqiptar
Artikulli tjetërZgjedhjet 2025, 20.9 milionë lekë shtesë për KQZ-në