Ballina Bota

BERLIN – Scholz uron Trump për fitoren, premton bashkëpunim të vazhdueshëm

BERLIN, 6 nentor /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka uruar Donald Trump, pasi ish-presidenti amerikan duket i gatshëm të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

“Unë e përgëzoj Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Për një kohë të gjatë, Gjermania dhe SHBA-ja kanë punuar së bashku me sukses duke promovuar prosperitetin dhe lirinë në të dy anët e Atlantikut. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë për mirëqenien e qytetarëve tanë”, shkroi sot Scholz në X.

Fox News e kishte shpallur tashmë kandidatin republikan Trump fitues të përgjithshëm kundër demokrates Kamala Harris, por rrjetet e tjera mediatike dhe agjencia amerikane e lajmeve AP nuk e kanë bërë këtë. Trump e shpalli veten fitues në një fjalim në Florida. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAMA bën transparencë mbi pronarët e medias audio dhe audiovizive
Artikulli tjetërIZRAEL – Netanyahu i ofron Hamasit 1 milion dollarë për çdo peng dhe amnisti për rrëmbyesit e 7 tetorit