Sipas tij, në fushën e turizmit dhe mjedisit, alokohet një buxhet prej 3.97 miliardë lekë, me synimin promovimin e Shqipërisë gjerësisht në botë, diversifikimin e produktit turistik për të arritur një turizëm gjithëvjetor, si një destinacion i denjë për të konkurruar globalisht.
Gjatë fjalës së tij, ministri renditi një sërë objektivash që mbështet pr/buxheti 2025, në funksion të zhvillimit të turizmit.
“Zhvillimi produkteve dhe shërbimeve të reja në turizëm, përmirësimi i imazhit të vendit duke promovuar produktet lokale, mbështetja e projekteve të rëndësishme në transport në vijën bregdetare por edhe në ndërlidhjen rajonale; përdorimi i burimeve pyjore në mënyrë të qëndrueshme, duke i kthyer ato në element qendror të paketave turistike në bregdet, në mal dhe paketës historike e kulturore, janë drejtimet që mbështesin trendin në rritje të turizmit në vendin tonë”, tha Malaj, teksa shtoi se, pr/buxheti 2025 mbështet edhe rritjen e sipërfaqeve të zonave të mbrojtura.
Malaj deklaroi se, objektivi i parë themelor është të vijohet me rritjen ekonomike të qëndrueshme e cila krijon punësim, zhvillim dhe rritje të mirëqënies për të gjithë qytetarët shqiptarë; objektivi i dytë themelor është konsolidimi fiskal, me qëllim final uljen e borxhit publik dhe ruajtjen e të gjitha parametrave makroekonomikë dhe fiskal në nivele pozitive. /j.p/























