Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 05/11/2024

SHBA – Zgjedhjet presidenciale dhe legjislative.

BRUKSEL (Belgjikë) – Takimi i Ministrave të Financave të BE-së (Ecofin).

BISHKEK (Kirgistan) – Samiti i 11-të i krerëve të shteteve të Organizatës së Shteteve Turke.

PARIS (Francë) – Buxheti 2025 – Fillimi i debateve në Asamblenë Kombëtare për shpenzimet shtetërore.

GJENOVË (Itali) – Ish-presidenti i rajonit të Liguria, Giovanni Toti, gjykohet për korrupsion.

PARIS (Francë) – Prezantimi i çmimeve ”Femina” për romanet franceze, romanet e huaja dhe esetë.

PRAGË (Republika Çeke) – Vizitë e ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timco Mucunski.

PHOENIX (Shtetet e Bashkuara) – Banorët e disa shteteve amerikane votojnë për mundësinë e abortit.

SAN FRANCISKO (Shtetet e Bashkuara) – Kalifornianët votojnë për të miratuar një projekt të diskutueshëm të mbështetur nga miliarderët e teknologjisë për të transformuar fermat në një qytet futurist./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e martë, 5 nëntor 2024
Artikulli tjetërPORTRET – Kamala Harris ish-prokurorja që kërkon të jetë e para grua në krye të Amerikës