Ballina Aktualitet

Kryemadhi paraqitet në SPAK: Do të përballem me padrejtësitë, “zero” komunikim me Ilir Metën

TIRANË, 4 nëntor/ATSH/ Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi u paraqit sot në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje.

Në një prononcim për mediet, Kryemadhi tha se do ta zbatojë masën e sigurisë, por do të përballet me padrejtësinë.

Kryemadhi tha po ashtu se nuk ka asnjë komunikim me Ilir Metën.

“Unë jam një individ, aq më shumë një politikane, që vendos të përballem edhe me padrejtësitë që bëhen. Po bëj komplet mbrojtjen time ligjore sa i përket pretendimeve që ka ngritur SPAK ndaj meje. Kam evidentuar një sërë shkeljesh ligjore, të cilat do të kundërshtohen me fakte, prova dhe argumente”, tha ajo, ndërsa shtoi se ka zero komunikim me Ilir Metën.

/m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGripi i shpendëve, MBZHR: Monitorim në 2304 ferma për izolim dhe parandalim të rasteve
Artikulli tjetërTabaku: Negociatat me BE-në jo vetëm në letër, të reflektohen edhe te jeta e qytetarëve