Ballina Aktualitet

KPK konfirmon në detyrë Laureta Ahmetin

TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) bën të ditur se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe seancës dëgjimore të zhvilluar sot, ka konfirmuar në detyrë Laureta Ahmetin, ndihmëse ligjore në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.

“Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Suela Zhegu, Olsi Komici relator, Brunilda Bekteshi anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve,” thuhet në njoftimin e KPK-së.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit, si dhe Komisioneri Publik brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të tij.

Ankesa duhet të depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Biden: Rizgjidhja e presidentes pro evropiane Sandu dëshmi e dështimit të Rusisë
Artikulli tjetërQendra multifunksionale në Luginën e Vjosës, stacion informimi për vizitorët