Ballina Flash

Peshëngritësi Ertjan Kofsha fiton medalje ari në shkëputje dhe shpallet nënkampion i Evropës

TIRANË, 1 nëntor /ATSH/ Peshëngritësi shqiptar Ertjan Kofsha fitoi medalje ari në shkëputje dhe u shpall nënkampion i Evropës në kampionatin U20-U23 që po zhvillohet në Raszyn të Polonisë.

Peshëngritësi shqiptar që garon në peshën deri 96 kg e nisi shkëlqyeshëm garimin e tij, duke zënë vendin e parë në shkëputje me 162 kg dhe duke marrë medalje ari.

Në shtytje Kofsha u ndal në peshën 192 kg, që i dha mundësinë të renditet i dyti dhe të siguronte medaljen e argjendtë.

Në përfundim të dygarëshit Ertjan Kofsha grumbulloi në total 354 kg, duke u shpallur nënkampion i Evropës.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, OSBE forcon bashkëpunimin me Prokurorinë dhe Policinë e Shtetit
Artikulli tjetër“Të bardhët” dhe “Kamarja e turpit” shfaqjet teatrore që artistët nga Kosova sollën në Tiranë