Ballina Flash

Mbyllet java e 11-të e “Abissnet Superiore”, Vllaznia triumfon në klasiken me Tiranën

TIRANË, 1 nëntor /ATSH/ Kampionati “Abissnet Superiore” ka luajtur ndeshjet e javës së 11-të, ku spektakli nuk ka munguar në të pesta sfidat.

Të mërkurën u luajtën tri ndeshje, ndërsa java u mbyll pasditen e të enjtes me sfidat Dinamo City – Bylis dhe Teuta – Elbasani. Dinamo City barazoi 1-1 me Bylis ndërsa takimi mes Teutës dhe Elbasanit u mbyll pa gola.

Në sfidat e luajtura ditën e mërkurë, Vllaznia mundi Tiranën me shifrat 3-4, ndërsa Laçi mori tre pikë shumë të vlefshme pasi fitoi në shtëpi ndaj Egnatias 2-0. Fitore edhe për ekipin e Partizanit, që mposhti në transfertën e Korçës skuadrën e Skënderbeut me rezultatin 0-2.

Të kuqtë e kryeqytetit kryesojnë kampionatin “Abissnet Superiore” me 20 pikë pas 11 ndeshjesh të luajtura.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBotërori i Mundjes në Tiranë, triumfojnë 3 sportistët nga Azerbajxhani
Artikulli tjetërPërzgjidhet formacioni më i mirë i javës së 11-të të “Abissnet Superiore”