Ballina Bota

SPANJË – Real Madridi dhuron një milion euro për viktimat e përmbytjeve

MADRID, 31 tetor /ATSH-DPA/- Real Madridi do të dhurojë një milion euro për viktimat e përmbytjeve katastrofike që goditën rajonin lindor spanjoll të Valencias.

“Fondet do të kanalizohen në një fushatë dhurimi të nisur bashkërisht nga Fondacioni Real Madrid dhe Kryqi i Kuq”, thanë sot fituesit e Ligës së Kampionëve në një deklaratë.

Paratë do të shkojnë për të ndihmuar familjet e shumta që aktualisht po përballen me situatën kritike – dhe për ata që kanë nevojë për mbështetjen dhe solidaritetin tonë”, shkruan klubi.

Sipas qeverisë rajonale, në Valencia kanë vdekur të paktën 158 persona – tre prej të cilëve në rajonet e Andaluzisë dhe Castilla-La Mancha.

Dhjetëra persona të tjerë janë shpallur të zhdukur pas përmbytjeve të së martës./ /a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAnija me mbetje në Portin e Durrësit, Rama: Prokuroria në krye të detyrës, analiza për të përcaktuar sa të rrezikshme janë
Artikulli tjetërBerisha: Do vazhdojmë me mosbindje civile, zgjedhjet e 2025-ës farsë elektorale