Ballina Aktualitet

Ngjarja në Shkodër, Hoxha: Shumë shpejt do të kemi rezultat konkret

TIRANË, 31 tetor /ATSH/ Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, reagoi sot lidhur me atentatin e ndodhur në Dobraç të Shkodrës, ku humbën jetën tre persona dhe një tjetër u plagos.

Në një prononcim për mediet, Hoxha theksoi se policia po punon me kapacitete të plota për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe se në Shkodër janë dërguar ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale.

Hoxha gjithashtu nënvizoi se kapacitetet e Policisë së Shtetit janë duke u rritur për të përballuar situata të tilla, duke siguruar kështu një përgjigje më efikase ndaj ngjarjeve makabre.

“Dje të gjitha forcat e Policisë së Shtetit kanë shkuar në Shkodër për të bërë të mundur arrestimin e autorëve. Ata janë atje për të bërë detyrën e tyre. Shumë shpejt do të kemi një rezultat konkret në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur dje”, tha ministri.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDeputetët e opozitës nxjerrin karriget nga salla e Kuvendit, përplasen me gardistët; Dogjani: Po shkelni ligjin
Artikulli tjetërVengu: Rritje e kapaciteteve të shërbimit të kërkim-shpëtimit, linjëzim me standardet ndërkombëtare