Ballina Flash

Murati përmend kategoritë që do të përfitojnë nga rritja e pagave

PRISHTINË, 29 tetor/ATSH/ Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se koeficienti i pagave në sektorin publik do të mbetët 110 euro, mirëpo tha se do të rritet sasia e një koeficientit për një njësi.

Ai tha se nga kjo rritje më së shumti do të përfitojnë, policët, ushtarët, mësuesit dhe punëtorët e administratës.Sipas tij, rritja e pagave në sektorin publik do të bëhet në dy faza.

“Fillimisht rritja do të bëhet në janar, 55 euro, pastaj prej korrikut 2025 do të jetë 110 euro”, tha ai.

/Kosovapress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Njohje automatike të viteve të punës për pensionistët që kanë dalë në vitet ’93-’94
Artikulli tjetërMUZIKË – Gjendet pas 200 vitesh një dorëshkrim i Shopenit