Ballina Aktualitet

Turi me diasporën “Krenar për Shqipërinë”, Rama takim më 3 nëntor në Selanik

TIRANË, 28 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë në 3 nëntor një takim me shqiptarët në Selanik, në kuadër të turit “Krenar për Shqipërinë”.

Takimi organizohet në kuadër të turit të bashkëbisedimit me diasporën, ndërsa vjen pas vendosjes të së drejtës së votës për çdo shqiptar jashtë Shqipërisë.

Kryeministri Rama ndau në rrjetet sociale njoftimin për këtë takim, i cili do të organizohet të dielën e 3 nëntorit, në orën 11:00, në Selanik.

“Krenar për shqiptarët e Greqisë. Krenar për Shqipërinë”, tha Rama.

Turin e bashkëbisedimit me diasporën, kryeministri Rama e ka nisur në 12 maj 2024 nga Athina, për të vijuar më pas në 26 maj në Milano, Itali, dy shtetet me numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë.

Në 26 tetor, Kryeministri Rama zhvilloi po ashtu takimin në Nju-Jork me shqiptarët e Amerikës, të cilëve u kërkoi votën në zgjedhjet e ardhshme për të vijuar punën drejt misionit për ta bërë Shqipërinë vend anëtar në BE.

/m.m/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalluku në nënstacionin elektrik të Lezhës: Furnizon 40 mijë abonentë, investimet i përgjigjen zhvillimit të zonës
Artikulli tjetërROMË – Papa Françesku thekson përfitimet e migrimit