Ballina Aktualitet

Shqipëria mirëpret Forumin e Funksioneve të Rojës Bregdetare të Mesdheut

TIRANË, 28 tetor /ATSH/ Shqipëria mirëpret në datat 29-31 tetor Forumin e Funksioneve të Rojës Bregdetare të Mesdheut.

Ky forum zhvillohet këtë vit nën kryesimin e Shqipërisë.

Ky forum i rëndësishëm rajonal synon forcimin e bashkëpunimit për sigurinë detare në Mesdhe, përmes shkëmbimit të praktikave më të mira dhe koordinimit të operacioneve të kërkim-shpëtimit, si dhe mbrojtjes së infrastrukturës kritike nënujore.

Përfaqësues nga 21 vende të Mesdheut, agjenci dhe organizata ndërkombëtare, si dhe drejtues të institucioneve shqiptare, përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit, do të jenë pjesë e këtij forumi për të adresuar sfidat dhe mundësitë në fushën e sigurisë detare.

Ky forum do të shërbejë si një platformë bashkëpunimi për një Mesdhe më të sigurt dhe të qëndrueshëm.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMuzeu Historik Kombëtar, institucioni më i madh në vend që përçon historinë
Artikulli tjetërDenaj: Fabrika në Vlorë, standarde cilësore në prodhimin e vajit të ullirit