BEJRUT, 25 tetor /ATSH-DPA/ – Kryeministri i përkohshëm i Libanit, Najib Mikati dënoi një sulm të dyshuar izraelit në një rezidencë ku strehohen gazetarët në Libanin jugor si një “kapitull të ri të krimeve të luftës”, pasi Izraeli raportoi për viktima të tjera ushtarake.
”Tre punonjës të medias u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në një sulm ajror izraelit në qytetin Hasbiyya”, theksoi Ministria libaneze e Shëndetësisë.
Pas takimit me sekretarin e Shtetit të SHBA, Antony Blinken në Londër, Mikati akuzoi Izraelin se synonte qëllimisht përfaqësuesit e mediave për të parandaluar gazetarët të raportonin për ofensivën e tij në Libanin jugor kundër milicisë Hezbollah të mbështetur nga Irani.
Ministri libanez i Informacionit Ziad Makary tha në një postim në X se ”18 gazetarë ishin të pranishëm në rezidencë, kur ajo u godit”.
Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan një ndërtesë dhe makina të shkatërruara./ /os/






















