Ballina Aktualitet

Berisha thirrje qytetarëve: Bashkohuni në protestën e 29 tetorit

TIRANË, 25 tetor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e mbajtur në protestën te banesa e tij, denoncoi Erion Veliajn,  pasi sipas tij, kryebashkiaku po përpiqet t’i shmanget përgjegjësisë për dosjen 5D.

Po ashtu, Beirsha i bëri thirrje ish-ministrit Lefter Koka që të tregojë të vërtetën e arrestimit të tij në lidhje me inceneratorët. “Ngrihu në lartësinë e guximit njerëzor dhe përplasua në fytyrë këtyre hajdutëve që të keqpërdorën”, u shpreh ai.

Berisha u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen aksionit të radhës opozitar. “Miqtë e mi, data 29 shënon betejën tjetër tmerruese të opozitës. Është rradha jonë! Ndaj dhe thirrja ime është për çdo demokrate e demokrat, për çdo opozitare dhe opozitar, me 29 tetor, Shqipëria e opozitës, Shqipëria e fitores, Shqipëria e tmerrit të sundimit diktatorial të Enver Hoxhës, e tmerrit të hajdutëve”.

/e.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Libani: Dënojmë krimet e luftës nga ana e Izraelit
Artikulli tjetërBalla në Filadelfia: Garantuam me ligj të drejtën e votës për shqiptarët jashtë vendit