Ballina Aktualitet

KPA konfirmon në detyrë prokuroren Suela Salavaci

Gjatë senacës në KLP të prokurores Suela Salavaçi (Foto: AGIM DOBI)
Gjatë senacës në KLP të prokurores Suela Salavaçi (Foto: AGIM DOBI)

TIRANË, 22 tetor/ATSH/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit, vendosi sot për lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës, Suela Salavaçi.

Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Ina Rama dhe anëtarë, Sokol Çomo, Rezarta Schuetz e Mimoza Tasi. Prokurorja Suela Salavaçi u konfirmua nga Komisioni më 28 shtator 2023 me shumicë votash nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por ONM e dërgoi çështjen në KPA.

Në njoftimin e publikuar nga KPA sqarohet se; “Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 703, datë 28.09.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Suela Salavaçi. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.”

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSpiropali: Rritje të konsiderueshme të bonusit të pensionistëve; 1 mln turistë vetëm në Berat këtë vit
Artikulli tjetërGrupi parlamentar i PD në PE, takim me Sekretarin e Përgjithshëm të grupit “Renew Europe”