Ballina Bota

GREQI – Greva dyditore paralizon trafikun e trageteve

ATHINË, 22 tetor /ATSH-DPA/- Sot dhe nesër në Greqi nuk do të ketë qarkullim detar për shkak të grevës 48-orëshe të marinarëve.

Sindikata po kërkon një rritje prej 15% të pagave për anëtarët e saj, por pronarët e anijeve kanë ofruar deri më tani vetëm 3%.

Shumë njerëz janë prekur nga greva, përfshirë turistët. Qarkullimi në ishujt që nuk kanë aeroport do të ndërpritet për 48 orë. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSIDNEJ – Australia blen armë me rreze të gjatë veprimi me vlerë 4,7 miliardë dollarë
Artikulli tjetërSamiti për agroushqimin, Chungong: Çështjet e ushqimit mbeten sfidë, parlamentet ndikim në buxhetimin e objektivave