Ballina Ekonomi

Faza e tretë e Elbasan-Qafë Thanë, ARRSH: Përfundojnë 40% e punimeve

TIRANË, 22 tetor /ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se vazhdon puna me ritme në kantierin e punimeve Elbasan-Qafë Thanë, faza 3, me gjatësi 2.36 km.

Sipas ARRSH-së, deri tani realizimi fizik i punimeve në këtë investim ka arritur në masën 40%.

Gjithashtu kanë përfunduar punimet për formimin e trupit të rrugës në një gjatësi prej 1.8 km të rrugës.

Ndërsa ndërtimi i veprave të artit është realizuar në masën 90%.

ARRSH njofton se, po punohet për ndërtimin e 2 urave të reja mbi lumin Shkumbin me lartësi 32 m dhe gjatësi rreth 200 metra-linearë.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBegaj në Bosnjë dhe Hercegovinë: Integrimi rajonal, me rëndësi për përshpejtimin e integrimit evropian
Artikulli tjetërBalluku në Lezhë: Ndërtojmë rrjetin e furnizmit me ujë për tri lagje