Ballina Aktualitet

Begaj, vizitë zyrtare në Bosnjë dhe Hercegovinë

TIRANË, 21 tetor /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u nis sot për një vizitë zyrtare në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Kjo vizitë zhvillohet në kuadër të përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe, forcimit të bashkëpunimit për çështjet rajonale dhe për proceset integruese.

Agjenda parashikon takimin me kryesuesin e radhës së Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Denis Bećirović, dhe me anëtarët e Presidencës, Željko Komšić dhe Željka Cvijanović.

Presidenti Begaj do të takohet edhe mekryetarët e Dhomave të Popullit dhe të Përfaqësuesve në Asamblenë Parlamentare, si dhe me Kryeministren Borjana Krišto. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Nënshkruam mbi 20 marrëveshje për njohjen e pensioneve, ndërkohë që gjetëm vetëm një
Artikulli tjetërRama: Indeksimi i pensioneve praktikë ligjore e përvitshme, këtë vit shtuam 100 milionë euro