Ballina Flash

Rama: Shkodra plot me turistë në këto ditë tetori

TIRANË, 18 tetor /ATSH/ Shkodra është shndërruar në një destinacion mjaft të preferuar për vizitorët vendas dhe të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale fotografi nga qyteti veriperëndimor, i mbushur plot me turistë edhe në këto ditë tetori.

Zona e Shkodrës është ndër më të vizituarat nga turistët e huaj për trashëgiminë, por edhe për peizazhet e mrekullueshme natyrore.

Sipas statistikave zyrtare, gjatë periudhës janar-gusht 2024 regjistrohet një rritje prej 32% e numrit të turistëve, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, krahasuar me vitin 2022 ka një rritje me rreth 70% të numrit të turistëve.

Qyteti i Shkodrës por edhe fshatrat rreth e qark kanë njohur investime të rëndësishme si në funksion të cilësisë së jetës së banorëve, por edhe me synimin e tërheqjes së vizitorëve të huaj ndërsa vendi përjeton bum turistik.

Zonat më të vizituara në Shkodër mbeten Velipoja, Thethi, zona e liqenit të Shkodrës, pedonalja, kalaja e Rozafës.

/m.m/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇelja e negociatave, Spiropali: Universitetet më shumë kontribut për integrimin evropian
Artikulli tjetërBalluku inspekton punimet në hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës, në nëntor nis puna për stacionet