Ballina Bota

SOFJE – Glavçev: Rikonfirmojmë mbështetjen e Bullgarisë për zgjerimin e BE-së

SOFJE, 15 tetor /ATSH-BTA/ – Duke iu drejtuar mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, kryeministri bullgar në detyrë, Dimitar Glavçev rikonfirmoi mbështetjen e fortë të Bullgarisë për zgjerimin e Bashkimit Evropian (BE) me vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe me Moldavinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

“Bullgaria është një urë lidhëse midis Ballkanit Perëndimor dhe Moldavisë, Ukrainës dhe Gjeorgjisë”, theksoi Glavçev.

“Bullgaria gjithmonë e ka mbështetur zgjerimin”, shtoi ai.

Sipas kryeministrit Glavçev, zgjerimi është bazë për rritjen e sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik jo vetëm në këto vende, por edhe në BE në tërësi, por vetëm nëse respektohen angazhimet e secilit prej vendeve./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇelja e negociatave, Spiropali: Moment historik që garanton pakthyeshmërinë e reformave
Artikulli tjetërRISI TEKNOLOGJIKE – Nuk është fantashkencë, fluturimi Romë – Nju Jork mund të zgjasë vetëm 55 minuta