Ballina Ekonomi

Shehu: Norma e interesit të kredisë në lekë më e ulët se në vendet e BE-së

Banka e Shqipërisë përmes politikës monetare ka ulur normën e interesit për lekun në nivelin 3%, çka po reflektohet në rritjen e kredisë për ekonominë.

Sipas bankierit Shehu, kërkesa për kredi në lekë ka qenë më e fortë dhe oferta ka qenë më e mirë.

Gjithashtu bëri të ditur ai, vitet e fundit ka një rritje të konvertimit të kredisë në valutë, në monedhën vendase dhe kjo pasi normat e interesit aktualisht janë shumë më të ulëta se ç’kanë qenë 5 apo 10 vite më parë.

Shehu theksoi se, BSH-ja është gjithmonë në favor të marrjes së huamarrjes në monedhën kombëtare.

Kjo sipas tij, sepse i bën huamarrësit më të kujdesshëm në bilancin e tyre duke pasur parasysh se në çmonedhë i kanë të ardhurat e tyre dhe në përgjithësi borxhi duhet marrë në atë monedhë që mbizotëron në të ardhurat e huamarrësit.

Norma mesatare e interesit për kredinë në lekë në fund të 6-mujorit 2024 shënoi nivelin 7%. Kredia për muajin gusht 2024 shënoi vlerën 41.4 miliardë lekë, me rritje 42% krahasuar me një vit më parë.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPanairi “Tirana Agro”, Veliaj: Blini produktet vendase, mbështetje fermerëve
Artikulli tjetërKurti: Kosova nga 1 janari lejon lëvizjen me letërnjoftime të qytetarëve të Bosnjës