Ballina Flash

Rama ndan pamje nga liqeni artificial i Pukës

TIRANË, 12 tetor/ATSH/ Liqeni artificial i Pukës së bashku me parkun e pishave është surpriza e radhës për vizitorët e huaj dhe vendas.

Liqeni tashmë është kthyer në një destinacion turistik dhe ofron për të gjithë vizitorët një peizazh të harmonishëm alpin.

Kryeministri Edi Rama përcolli pamje që tregojnë transformimin e liqenit të Pukës të kryer falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane.

Më herët pranë liqenit të Pukës kishte vetëm gropa e plehra e nuk shkelte askush.

Investimet publike në Pukë e kanë shndërruar këtë qytet në një qendër urbane moderne, me standarde dhe vlera të një atraksioni të veçantë turistik për resurset dhe pozicionin gjeografik ku gjendet.

Puka është një ofertë turistike mjaft e përshtatshme për shëtitje, ski, alpinizëm, gjueti sportive dhe për veprimtari të tjera çlodhëse e argëtuese.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUshqimi në FSK, LDK: Ushtarët po përballen me rrezikun real nga helmimi
Artikulli tjetërAndrea Mano merr mandatin e Salianjit: Do t’i bashkohem grupit të PD