Ballina Ekonomi

Ambasadorja Hajdaraga: Fluturime direkte mes Athinës dhe Tiranës që më 14 tetor

TIRANË, 12 tetor/ATSH/- Ambasada e Shqipërisë në Greqi, në bashkëpunim me SKY Express, bëjnë të ditur nisjen e fluturimeve direkte midis Athinës dhe Tiranës.

Fluturimet do të fillojnë më 14 tetor 2024, me pesë fluturime në javë që lidhin dy kryeqytetet, Tiranën dhe Athinën.

Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga ka zhvilluar një takim me themeluesin e “Skyexpress”, Ioannis Grillos ku kanë të diskutuar për këtë hap të rëndësishëm që pritet të rrisë shkëmbimet kulturore dhe ekonomike.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada e Shqipërisë në Greqi thekson se ky partneritet synon të lehtësojë lidhjet ajrore dhe të nxisë turizmin mes dy vendeve.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Dy protesta ka pasur Shqipëria, të tjerat shfaqje politike për pushtet
Artikulli tjetërKontingjenti i gjashtë i Forcës Detare niset në misionin e NATO-s në Egje